Sport

Chelsea arrin marrëveshje me Leedsin për Raphinhan

Chelsea ka arritur marrëveshje me Leeds Unitedin për Raphinhan.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se londinezët kanë ofruar 70 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit.

Oferta e klubit londinez pritet të pranohet nga drejtuesit e Leedsit.

Edhe menaxheri i lojtarit, Deco, është në bisedime të avancuara me “Blutë e Londrës” dhe parimisht është arritur marrëveshja.

Në garë për Raphinhan janë edhe Arsenali dhe Barcelona.