Sport

Kosova me fitore bindëse ndaj Maqedonisë së Veriut

 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave ka shënuar fitore bindëse në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut. Të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 4:0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Që në minutën e dytë Kosova kaloi në epërsi. Golin e realizoi Valentina Metaj.

Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë. Lojtarja kryesore e Kosovës, Erëleta Memeti, realizoi dy gola për të përfunduar çështjen e fitueses. Ajo shënoi për 2:0 në minutën e 59-të dhe për 3:0 në minutën e 74-t. Në minutën e 87-të, rezultatin përfundimtar, 4:0, e vendosi Blerta Shala. Kosova të premten kishte pësuar 3:1 nga Maqedonia e Veriut në Shkup.