Bayern Munichu i ka caktuar çmimin sulmuesit Robert Lewandowski.
Sipas “Sky Sports”, drejtuesit e klubit gjerman po kërkojnë 60 milionë euro për ta lënë të lirë polakun.
Krerët e kampionit gjerman kanë bërë të ditur se Lewandowski nuk do të shitet në rast se nuk do të paguhet shuma e kërkuar.
Lewandowski e ka kërkuar largimin nga “bavarezët”, pasi dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij.
Por drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm ta mbajnë sulmuesin deri në fund të kontratës së tij, e cila i skadon në vitin 2023.
Interesim të vazhdueshëm për Lewandowskin ka shprehur Barcelona.