Sport

Minamino arrin marrëveshje me Moncaon

Takumi Minamino ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Moncaos.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se Monaco i ka ofruar 15 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të krahut.

Oferta e klubit francez është pranuar nga drejtuesit e klubit anglez.

27-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Monacon.

Japonezi nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme tek ekipi i Liverpoolit.

Edicionin që lamë pas ka luajtur në 11 ndeshje në Premier League, duke shënuar tre gola.