Madridi ka shprehur interesim për t’u bërë nikoqir i garave në Formula 1, kanë thënë zyrtarë të këtij qyteti të enjten. Barcelona aktualisht është nikoqire e “Grand-Prixave” në Formula 1 dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
Tani edhe kryeqyteti spanjoll ka shprehur interesim për t’u bërë organizator.
“Dua t’ua konfirmoj përkushtimin tonë në këtë projekt, si dhe dëshirën për të nënshkruar marrëveshjet për promovimin e garave, si dhe mund t’u ofrojmë spektakël të madh e kënaqësi sportive”, ka shkruar ministri Enrique Lopez në letrën e dërguar te shefi ekzekutiv i Formula 1, Stefano Domenicali.
Zyrtarët e Formula 1 kanë refuzuar të flasin rreth kësaj çështjeje.
Madridi ka qenë nikoqir i “Grand-Prixave” të Formula 1 nga viti 1968 deri në vitin 1981, në pistën Jarama.
Në këtë vit gjithsej do të organizohen 23 gara në Formula 1, që është rekord për një vit kalendarik.