Sport

Atletico nxjerr në shitje Lemarin

Mesfushori Thomas Lemar pritet të largohet nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere.

E përditshmja “AS” ka raportuar të enjten se Atletico tashmë e ka nxjerrë në shitje mesfushorin francez.

Me paratë e Lemarit skuadra spanjolle po e synon transferimin e Carlos Solerit nga Valencia, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Diego Simeone.

Lemar ka kontratë me Atleticon deri vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Ai në vitin 2018 iu bashkua Atleticos nga Monaco për 72 milionë euro dhe sezonin e fundit pati katër gola e gjashtë asistime në të gjitha garat.