Mesfushori Thomas Lemar pritet të largohet nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere.
E përditshmja “AS” ka raportuar të enjten se Atletico tashmë e ka nxjerrë në shitje mesfushorin francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe paratë e Lemarit skuadra spanjolle po e synon transferimin e Carlos Solerit nga Valencia, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Diego Simeone.
Lemar ka kontratë me Atleticon deri vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.
Ai në vitin 2018 iu bashkua Atleticos nga Monaco për 72 milionë euro dhe sezonin e fundit pati katër gola e gjashtë asistime në të gjitha garat.