Sport

Kucka kthehet në Sllovaki, firmos me Sllovanin

Mesfushori i Sllovakisë, Juraj Kucka, është kthyer në shtëpi pas më shumë se 13 vjetësh dhe është bashkuar me Sllovan Bratislavën.

Sezonin e fundit Kucka ka luajtur te Watfordi në Premier League, kurse me Sllovanin ka firmosur kontratë dyvjeçare, ka njoftuar të enjten kampioni i Sllovakisë.

Ai te Sllovani është transferuar si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Parman në Itali. Watfordi, ku Kucka ishte i huazuar në sezonin e ri, do të luajë në Championship.

Kucka qe larguar nga Ruzomberoku në fillim të vitit 2009 për t’u transferuar te Sparta e Pragës. Ai karrierë ka bërë edhe te Genoa, Milani e Trabzonspori.

Ka 93 paraqitje me Sllovakinë dhe dhjetë gola të shënuar.