Sport

Chelsea insiston për De Ligtin

Skuadra e Chelseat nuk po heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të Juventusit, Mathijs De Ligt.

“Sky Sports” raporton se është trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ai që po insiston në mbrojtësin holandez. Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri pas largimeve të Antonio Ruedigerit dhe Andreas Christensenit si lojtarë të lirë.

De Ligt ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 120 milionë eurosh.