Barcelonës i është ofruar mundësia për ta kthyer sulmuesin Neymar në “Camp Nou”. “El Chiringuito” ka zbuluar të enjten se Paris Saint-Germaini është i gatshëm ta lirojë brazilianin të transferohet te Barcelona për 50 milionë euro.
Tek ekipi francez po duan ta shesin Neymarin këtë verë dhe tashmë po presin ofertat për 30-vjeçarin. Neymar ishte larguar nga Barcelona te PSG-ja në vitin 2017 për 222 milionë euro, por nuk e ka udhëhequr ekipin francez drejt triumfit në Champions.
Neymar ka kontratë me Parisin deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Sezonin e fundit, Neymar shënoi 13 gola dhe asistoi tetë herë në 28 ndeshje në të gjitha garat.