Skuadra e Lazios ka nisur negociatat me Chelsean për mbrojtësin e krahut të majtë, Emerson Palmieri, ka njoftuar “Corriere dello Sport”, të enjten.
Lazio është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe Emersonin po e sheh si përforcim të duhur për këtë repart. Emeron nuk bën pjesë në planet e ekipit londinez dhe pritet të largohet këtë verë.
Për ta lënë të lirë Emersonin, Chelsea po kërkon 15 milionë euro, kurse Lazio po ofron vetëm dhjetë milionë për kartonin e tij. Sezonin e fundit, Emerson ishte i huazuar te Lyoni, por ekipi francez nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij dhe ai u kthye te Chelsea.