Sport

Ekipi mjekësor që u kujdes për Maradonan do të gjykohet për vrasje

Tetë mjekë, infermierë dhe një psikolog që kujdesej për legjendën e futbollit Diego Maradona do të gjykohen për vrasje, shkruan Reuters të enjten.

Maradona, i cili ishte kapiten i skuadrës fituese të Kupës së Botës të Argjentinës në vitin 1986, vdiq në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare.

Argjentinasi, i cili iu nënshtrua një operacioni për një hematomë subdurale disa javë para vdekjes së tij, vdiq për shkak të arrestit kardiak.

Prokurorët tani pretendojnë se vdekja e tij ishte rezultat i "mosveprimeve" nga kujdestarët e tij.

Sipas akuzës, tetë persona, përfshirë mjekë, infermierë dhe një psikolog që kujdesej për Maradonën në kohën e vdekjes së tij, akuzohen për "vrasje të qëllimshme".

Akuza parashikon një dënim nga tetë deri në 25 vjet burg.

Një ekip mjekësor u caktua për të hetuar vdekjen e Maradonës më 2021. Ata konstatuan se ekipi mjekësor veproi në një "mënyrë të papërshtatshme, të mangët dhe të pamatur".

Ekipi mjekësor ka mohuar përgjegjësinë për vdekjen e Maradonës dhe gjykatësi ka thënë se avokatët e disa prej tyre kishin kërkuar që çështja të pushohej.