Sport

Newcastle me ofertë për Hazardin

Foto: Reuters

Newcastle Unitedi ka gjasa të mëdha t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit Thorgan Hazard. “Bild” ka njoftuar të martën se ekipi anglez tashmë ka nisur bisedimet me Borussia Dortmundit dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

Për transferimin e 29-vjeçarit që ka kontratë me Dortmundin, Newcastle ka ofruar 15 milionë euro. Thorgani, i cili është vëllai i Eden Hazardit, është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Angli.

Ai sezonin e fundit pati pesë gola e një asistim në 29 paraqitje në të gjitha garat me Dortmundin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019.