Sport

Kosova synon shumë medalje në shtetin që nuk e ka njohur

Ekipi i Kosoves ne Lojerat Mesdhetare - ceremonia e prezantimit - Albin Kurti
 

Trajneri më i mirë në botë për xhudo, Driton Kuka pret medalje nga nxënësit e tij në Lojërat Mesdhetare që mbahen në Oran të Algjerisë, shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por Kuka shpreson që nga Algjeria, Kosova të kthehet me medalje të fituara edhe nga sportet e tjera. Shpresë se Kosova do të fitojë medalje edhe në sportet e tjera kanë edhe kampionia olimpike, Distria Krasniqi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare është prezantuar të hënën në Prishtinë. Përbëhet nga 39 sportistë që do të garojnë në 13 sporte të ndryshme. Lojërat Mesdhetare që mbahen në Algjeri nisin më 25 qershor dhe përfundojnë më 6 korrik. Trajneri Kuka ka thënë se Algjeria do ta njohë Kosovën me vlerat e saj, sportistët më të mirë të vendit.