Sport

Dortmundi me ofertë për Hallerin

Borussia Dortmund e dëshiron transferimin e Sebastian Haller gjatë këtij afati kalimtar.

Mediat gjermane kanë njoftuar se skuadra e Dortmundit ka dërguar një ofertë prej 33 milionë eurosh për sulmuesin e Ajaxit.

Oferta e parë e klubit gjerman është refuzuar, por negociatat mes klubeve janë duke vazhduar.

Haller te Dortmundi po shihet si zëvendësues ideal i Erling Haalandit, që iu bashkua Manchester Cityt.

27-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e shkuar te Ajaxi, duke shënuar 34 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat.