Sport

Jashari vazhdon me Luzernin

Ardon Jashari do të jetë me kontratë te skuadra e Luzernit deri më 30 qershor të vitit 2026.

Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga skuadra e elitës së futbollit zviceran në sajtin zyrtar.

Kontrata paraprake e mesfushorit 19-vjeçar, skadonte në vitin 2025.

“Është një shenjë pozitive që Ardoni e ka vazhduar kontratën me ne edhe për një sezon tjetër”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.

Ndërkohë, i lumtur për vazhdimin e kontratës është shprehur edhe vetë futbollisti i talentuar.

“Jam shumë i lumtur me shansin që më ka dhënë Luzerni. Jam i sigurt se do të mund të jap paraqitje të mira dhe dua të jem pjesë e sukseseve të ekipit”, është shprehur Jashari.

Në sezonin që përfundoi, Jashari luajti në 34 ndeshje në të gjitha garat. Realizoi 5 gola dhe shtoi tri asistime.