Angel Di Maria vazhdon të jetë i pavendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.
Sulmuesi i krahut ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi, por është vetë lojtari që ende nuk e ka mbyllur marrëveshjen me ekipin italian.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se Juventusi është në pritje të një përgjigje të argjentinasit, që është duke u kërkuar edhe nga Barcelona.
Klubi torinez i ka ofruar Di Marias kontratë me të cilën ai do të fitonte rreth 8 milionë euro në vit.
“Zonja e Vjetër” ka bërë të ditur se është në pritje të lojtarit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.