Sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala, i është ofruar kontratë 3-vjeçare nga Interi, njoftoi të dielën ‘goal.com”.
Dybala është lojtar i lirë pasi ka refuzuar ta vazhdoj kontratën me Juventusin. Për futbollistin 28-vjeçar interesim kanë shprehur edhe disa klube tjera në Evropë, por ai është pajtuar me kushtet e ofruara nga gjiganti italian, Interi.
Dybala në edicionin e fundit me fanellën e Juventusit shënoi 15 gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime ne 39 ndeshje në të gjitha garat.