Sport

Behrami konfirmon bisedimet me Udinesen

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami është drejt rikthimit në Serie A.

Ragib Behrami, babai i Valonit, ka konfirmuar për Koha.net se janë në bisedime me Udinesen, por nuk ka ende asgjë zyrtare rreth transferimit të tij.

“Jemi ende në bisedime me Udinesen, por nuk ka asgjë zyrtare. Bisedat ende po vazhdojnë”, ka thënë Ragip Behrami.

32 vjeçari, që mbron ngjyrat e Watfordit që nga viti 2015, mund të rikthehet në Serie A pasi të dy klubet udhëhiqen nga familja Pozzo.

Kjo nuk është përvoja e parë e Behramit në Serie A, pasi ai më parë kishte veshur fanellat e Genoas, Hellas Veronës, Lazios, Fiorentinës dhe Napolit.