Sport

Krasniqi largohet nga Prishtina

Mesfushori Endrit Krasniqi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës për sezonin 2022/23.

Krasniqi të premten nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se do të largohet nga Prishtina për ta vazhduar karrierën diku tjetër.

Ai ka thënë se ka qenë i privilegjuar që gjatë tri sezoneve të fundit ka qenë pjesë e Prishtinës, ekip me të cilin ka fituar tre trofe: titullin, Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

“Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta barti fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit. Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën. Prishtina dhe tifozët e veçantë "Plisat" do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi së shpejti në një ambient të ri”, ishte postimi i Krasniqit.