Sport

Greqia po udhëheq 2:0 ndaj Qipros

Greqia është në rrugë të mirë për ta shënuar fitoren e tretë në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve. Pas pjesës së parë të ndeshjes në Volos, Greqia po udhëheq 2:0 ndaj Qipros.

Tasos Bakasetas shënoi për 1:0 në minutën e tetë, ndërsa Vangelis Pavlidis realizoi golin e dytë në minutën e 20-të.

Greqia tashmë ka fituar ndaj Irlandës së Veriut dhe Kosovës dhe udhëheq në Grupin 2 të Ligës C me 6 pikë.