Sport

Dy fitore e dy humbje për Kosovën në Evropianin e “Beach Volley”

Kosova i ka mbyllur ndeshjet kualifikuese të Evropianit U22 në “Beach Volley”.

Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi kanë regjistruar dy fitore e dy humbje në Vilsingen të Holandës, por kjo nuk ka mjaftuar pasi dyshja nga Kosova është eliminuar nga kualifikueset e Evropianit për këtë grupmoshë, ka shkruar Federata e Volejbollit të Kosovës të mërkurën mbrëma.

Kosova e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi mposhti Armeninë 2:1 në sete dhe Skocinë 2:0 në sete.

Ndërkohë, pësuan disfatë nga Greqia dhe Estonia, me rezultat të njëjtë, 2:0 në sete.

“Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon lojtarët dhe trajnerin për shpirtin luftarak dhe garues të treguar në paraqitjet e sotme”, ka shkruar FVK-ja.