3 perditesime
22:48

Barazimi i dytë për Gjermaninë, Anglia fiton pikën e parë

Dy përfaqësueset e mëdha evropiane, Gjermania e Anglia, kanë ndarë pikët të martën mbrëma në Munich. Dy gjigantet e futbollit kanë luajtur 1:1 në kuadër të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Ndeshja ishte me plot raste shënimi, por nuk dha fitues.

Gjermania kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 50-të. Jonas Hofmann ishte realizator.

Anglezët ia dolën të barazojnë rezultatin në minutat e fundit. Ishte kapiteni Harry Kane që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 88-të. Për sulmuesin Kane ishte goli i 50-të me Anglinë. Penalltia u shkaktua pikërisht në Kanen nga Nico Schlotterbeck.

Gjermania kishte luajtur 1:1 edhe më 4 qershor ndaj Italisë në Bologna. Ndërkohë Anglia kishte humbur 1:0 nga Hungaria në Budapest.

Më 11 qershor, Anglia e pret Italinë, ndërsa Gjermania luan në udhëtim me Hungarinë.

Aktualisht, Gjermania është e treta në grup me 2 pikë. Anglia është e fundit me një pikë. Udhëheq Italia me katër pikë, një më shumë se Hungaria.

22:39

Kane barazon shifrat

Kapiteni Harry Kane ka shënuar nga penalltia për të barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen e Anglisë ndaj Gjermanisë.

Kanë barazoi shifrat në minutën e 88-të të ndeshjes në Munich.

Nico Schlotterbeck shkaktoi penalltinë duke penguar Kanen në zonë.

Kane shënoi golin e 50-të për Anglinë.

22:02

Hofmann kalon në epërsi Gjermaninë

Gjermania ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Anglisë.

Është Jonas Hofman që shënoi për 1:0 në minutën e 52-të.

Ai realizoi gol të bukur pas një aksioni të gjatë të Gjermanisë.

Joshua Kimmich bëri asistimin.

21:40

Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Gjermani – Angli

Gjermania e Anglia po takohen në kuadër të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Ndeshja në Munich është shumë e fortë, por nuk ka dhënë gola në pjesën e parë.

Të dy skuadrat kishin raste shënimi, por pa mundur të konkretizojnë.