Futbollistja Kosovare Asllani do të paraqitet edhe në një ngjarje të madhe me Suedinë. Asllani të martën është përfshirë në ekipin që e prezanton Suedinë në Kampionatin Evropian të këtij viti. Evropiani mbahet në Angli prej 6 deri më 31 korrik.
Suedia është në grup me Holandën, Zvicrën dhe Portugalinë. Suedia ka ftuar 23 futbolliste për Evropian. Asllani 32-vjeçare, ka luajtur plot 160 ndeshje për Suedinë.
Ka shënuar 43 gola. Së fundi ajo luajtur për Real Madridin. Me Suedinë është paraqitur në të gjitha ngjarjet e mëdha, madje nga disa herë.