Robert Lewandowski dëshiron të largohet me çdo kusht nga Bayern Munichu.
Madje, sipas “Sport1”, sulmuesi polak u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk do të rikthehet për të qenë pjesë e skuadrës në përgatitjet parasezonale.
Lewandowski ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta shesin gjatë kësaj vere pasi dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij.
Madje, polaku ka njoftuar publikisht se nuk dëshiron të mbetet në “Allianz Arena” për edicionin e ri.
33-vjeçari tash e disa kohë është në bisedime me Barcelonën dhe raportohet se ka arritur marrëveshje personale.