Sport

Di Maria do të tërhiqet nga Argjentina pas Botërorit

Sulmuesi i krahut, Angel di Maria, do të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Argjentinës pas Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Lajmin për tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar e ka konfirmuar vetë Di Maria në një intervistë për mediumet argjentinase. “Pas Botërorit do të largohem nga Argjentina për t’ua liruar vendin futbollistëve të tjerë”, ka thënë 34-vjeçari.

Di Maria ka regjistruar 121 paraqitje për Argjentinën deri më tani dhe ka shënuar 24 gola. Ai po ashtu muajin tjetër do të largohet edhe nga Paris Saint-Germaini, kur edhe i skadon kontrata.

Di Maria pritet që karrierën ta vazhdojë te Juventusi, pasi ditët e fundit është raportuar se ai tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin italian.