Sulmuesi Robert Lewnadowski shpreson që Bayerni do ta lejojë të largohet gjatë kësaj vere nga klubi.
Në një intervistë të hënën, Lewandowski ka insistuar se “tregimi i tij te Bayerni tashmë ka marrë fund”.
Ai është i vendosur të largohet gjatë kësaj vere përkundër që ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
“Tregimi im te Bayerni ka përfunduar. Pas të gjitha gjërave që kanë ndodhur muajt e fundit, nuk e imagjinoj bashkëpunimin e mëtejmë. Bayerni është një klub serioz dhe shpresoj se nuk do të më mbajë vetëm pse mundet. Transferimi im është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët”, është shprehur Lewandowski.
Më herët është raportuar se sulmuesi polak tashmë ka arritur marrëveshje trevjeçare me Barcelonën, por Bayerni po e bllokon largimin e tij. Te Bayerni javën e kaluar janë shprehur se nuk do ta lirojnë Lewandowskin të largohet, pasi polaku ka kontratë deri në vitin 2023.