Sport

Jashari mbetet në Superligën e Zvicrës

Ardon Jashari e Denis Simani kanë startuar te Luzerni që fitoi ndeshjen e barazhit ndaj Schaffhausenit me shifrat 2:0. Me fitoren e arritur të dielën pasdite, Luzerni ka mbetur në elitën e Zvicrës në futboll. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2:2.

Dy futbollistët shqiptarë e kompletuan ndeshjen, ndërsa mbrojtësi Simani u ndëshkua me karton të verdhë. Lorik Emini qëndroi në stol te Luzerni, që ishte i parafundit në stinorin e rregullt në Superligën e Zvicrës.

Uran Bislimi, Bujar Lika, Jetmir Krasniqi e Valon Hamdiu startuan te Schaffhauseni. Leonit Sahitaj qëndroi në stol. Schaffhauseni ishte i dyti në kategorinë e dytë dhe do të vazhdoi të garoi në këtë nivel garash.