Sport

Sot luhet ndeshja e tretë e finales së plejofit

Golden Eagle Ylli

Të dielën (sot) prej orës 17:00 luhet ndeshja e tretë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në palestrën në Suharekë takohen Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Ylli udhëheq 2:0 dhe i duhet edhe një fitore për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Suharekasit kanë synimet për të festuar sonte, ndërsa plane tjera kanë mitrovicasit që udhëtojnë për ta ngushtuar rezultatin në 2:1. Palestra pritet të jetë e mbushur me shikues.