Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka folur për BT Sport pas ndeshjes finale ndaj Liverpoolit. Ai ka thënë se nuk është respektuar sa duhet gjatë karrierës.
“Dje në konferencë për shtyp kam thënë se kur Madridi luan finalet, i fiton ato. Kam qenë në anën e mirë të historisë. Sot është dashur të fitoj finalen për karrierën time, për gjithë punën e madhe, për të fituar respektin për emrin tim, pasi mendoj se nuk marr mjaftueshëm respekt, sidomos në Angli. Kam parë shumë kritika edhe pas një edicioni të shkëlqyeshëm”, ka thënë Courtois.
“Jam vërtetë krenar për ekipin. Kur është dashur të jem aty kam qenë aty për ekipin. Ne kemi mposhtur klubet më të mira në botë. City dhe Liverpooli ishin të jashtëzakonshëm këtë stinor. Kanë luftuar deri në fund në Premier League. Liverpooli ka fituar dy kupa dhe është shumë i fortë. Kemi luajtur ndeshje të madhe sonte. Kemi pasur një shans dhe e kemi konkretizuar atë”, ka shtuar portieri i Real Madridit.
Courtois u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e Real Madridit, 1:0.