Sport

Vlerësohet kontrovers vendimi për të anuluar golin e Realit

Vendimi i VAR-it për të anuluar golin e Real Madridit po vlerësohet i dyshimtë. Madje një vlerësim të tillë e japin edhe anglezët.

“Dukej që Fabinho e ka bërë prekjen e fundit të topit para Karim Benzema. Por goli u anulua për ofsajd. Do të jetë interesante për të kuptuar pse. Nëse ndonjëherë kuptohet”, ka shkruar BBC.

Shumë njerëz të futbollit kanë vënë në dyshim vendimin për të anuluar golin e Realit, që erdhi pas një tollovie të krijuar në zonën e Liverpoolit.

https://streamff.com/v/bf25f7