Sport

Marrëveshja për blerjen e Chelseat kompletohet të hënën

Descriptive Text

Shitja përfundimtare e Chelseat pritet të kompletohet të hënën, pasi marrëveshja përfundimtare është arritur me konsorciumin që udhëhiqet nga Todd Boehly.

Premier League dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e ka pranuar blerjen e skuadrës për 4.25 miliardë funte.

Chelsea u vu në shitje në muajin mars, para se Roman Abramovichi të sanksionohej për shkak të afërsisë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Klubi ka operuar me licencë të veçantë të qeverisë, e cila skadon më 31 maj.

“Chelsea mund të konfirmojë se është arritur marrëveshja përfundimtare me konsorciumin Todd Boehly/Clearlake Capital, për shitjen e klubit. Pritet që transaksioni të kompletohet të hënën”, ka shkruar ndër të tjera në komunikatën e “bluve të Londrës” të shtunën në mëngjes.