Sport

Szoboszlai mund të përfundojë te Sociedadi

Real Sociedadi po e mendon largimin e Adnan Januzajt, Alexander Isakut dhe Alexander Sorlothit, ndërsa synon ta përforcojë skuadrën me Dominik Szoboszlain.

21-vjeçari nga Hungaria u transferua te Leipzigu nga Salzburgu para 18-të muajsh, por nuk e ka gjetur veten në ambientin e ri.

Hungarezi ka marrë lëndim të rëndë vitin e kaluar, por këtë vit ka arritur që të realizojë 10 gola e të asistojë në nëntë të tjerë.