Sport

Formacionet e mundshme të finales sipas gazetës “Sport”

Finalja e Ligës së Kampionëve më në fund ka arritur. Sonte në orën 21:00 luhet dueli i titanëve në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit.

Carlo Ancelotti ka pasur luksin t’i pushojë lojtarët dhe ta përgatitë ekipin për ndeshjen finale për afër katër javë, pasi e fitoi ligën dhe më pas e eliminoi Manchester Cityn në gjysmëfinale.

Si rezultat, thuajse e gjithë skuadra është e gatshme.

Ka dyshime për formën fizike të Eden Hazardit dhe Gareth Balet. Dyshimi më i madh ka qenë te David Alaba, i cili nuk ka luajtur që prej ndeshjes së parë ndaj Cityt, dhe ka stërvitur që nga dita e martë.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, ai pritet të jetë titullar.

Te Liverpooli në dyshim për të luajtur si titullar është Thiago Alcantara.

Spanjolli u lëndua në vikendin e kaluar, ndërsa në vend të tij pritet të luajë Naby Keita.

Dyshime në formën fizike pati edhe për Virgil van Dijkun dhe Fabinhon, por që të dy mund të luajnë nga fillimi.

Luis Diaz e ka fituar balotazhin me Roberto Firminon dhe Diogo Jotan.