Sport

Topi i finales, thirrje për paqe

Pas përfundimit të ligave, vëmendja u kthye te finalja e Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte në orën 21:00 në Paris, ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.

Lojtarët e të dyja skuadrave do të mundohen ta bëjnë shtytjen e fundit, ndërsa kompania e veshmbathjeve “adidas”, ka bërë një dizajn të veçantë për topin e finales, pasi ka bërë thirrje për paqe.

Topat të cilat do të përdoren në finale do të vihen në ankand, dhe paratë e fituara do të jepen për bamirësi, për njerëzit të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.