Sport

Valladolidi i Ronaldos lufton me Eibarin e Almerinë për t’u ngjitur në La Liga

Kur Ronaldo i Brazilit e bleu klubin spanjoll Valladolid afërsisht pesë vjet më parë, ideja ishte që klubin modest ta kthente në një skuadër solide dhe në elitën e futbollit spanjoll, ku luajnë ish-klubet e tij, Real Madridi dhe Barcelona.

Qëllimi nuk ishte që Valladolidi të luante futboll në rangun e dytë të futbollit të Spanjës, me skuadra më pak të njohura si Ponferradina dhe Amorebieta – ashtu siç ndodhi kur skuadra nga veriu i Spanjës u largua nga elita në fund të kampanjës 2020-21.

Të dielën, Valladolidi mund ta sigurojë La Ligën, por i duhet ndihmë.

Eibari, Almeria dhe Valladolidi luajnë ndeshjet e tyre në të njëjtën kohë, në orën 20:00, në ditën e fundit të sezonit. Dy skuadrat e para sigurojnë kalimin në La Liga.

Vendi i tretë do të duhet të luajë në plejof, për t’u caktuar skuadra e vendit të tretë.

Eibari hyn në ditën e fundit të kampionatit, në xhiron e 42-të si lider, para Almerias për shkak të ndeshjeve më të mira të ndërsjella, pasi të dyja kanë nga 80 pikë. Valladolidi është dy pikë prapa tyre.

Valladolidi duhet të fitojë ndeshjen në shtëpi ndaj Huescas, dhe të shpresojë që Eibari të lëshojë pikë, apo Almeria të humbë.