Sport

Katër lojtarë të Romës në ekipin e sezonit

Katër futbollistë të Romës janë përfshirë në ekipin më të mirë të sezonit në Ligën e Konferencës.

“Giallorossët” mposhtën Feyenoordin 1:0 në finalen që u zhvillua në Tiranë të mërkurën mbrëma.

Roma njëherësh u bë edhe skuadra e parë fituese e garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.

Tammy Abraham dhe golashënuesi më i mirë i kësaj gare, Cyril Dessers, u vendosën në sulm, ndërsa kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, në mesfushë.

Chris Smalling, i cili u emërua lojtari më i mirë i finales, është prezent po ashtu, së bashku me portierin Rui Patricio.

Edhe pse e humbi finalen, Feyenoordi ka pesë lojtarë në ekipin e sezonit, pasi nuk është mposhtur që nga faza e grupeve.