Sport

Ribery edhe një sezon te Salernitana

Franck Ribery edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Salernitanas, i cili do të bëjë gara në Serie A.

Sipas të përditshmes “Gazzetta dello Sport”, Ribery e ka rinovuar edhe për një vit kontratën që i skadonte muajin e ardhshëm.

Në fakt, francezit i është rinovuar kontrata automatikisht pasi Salernitana e siguroi qëndrimin në elitën e futbollit italian edhe për një vit.

Kështu që, 39-vjeçari edhe edicionin 2022/23, që mund të jetë i fundit si futbollist aktiv, do ta bartë shiritin e kapitenit te Salernitana.

Ribery këtë sezon pati tri asistime në 23 ndeshje në Serie A për Salernitanan, ekip të cilit iu bashkua verën e shkuar si lojtar i lirë.