Sulmuesi Alvaro Morata sipas të gjitha gjasave, do ta vazhdojë karrierën në Premier League ka bërë të ditur sajti “Sport” të premten.
Thuhet se Morata pritet t’i bashkohet Arsenalit pasi ekipi anglez ka arritur marrëveshje në parim me Atletico Madridin.
Sulmuesi spanjoll ka qenë i huazuar në dy sezonet e fundit te Juventusi, por ekipi italian ka refuzuar të paguajë 35 milionë euro për transferimin e tij të përhershëm.
Mësohet se Arsenali është pajtuar të paguajë një shumë të tillë pasi po kërkon transferimin e një sulmuesi për edicionin e ri.
Morata 29-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023, kurse me fanellën e Juventusit pati 12 gola e nëntë asistime në këtë sezon.