Sport

Te Bayerni të bindur se do ta transferojnë Manen

Descriptive Text

Te Bayern Muencheni besojnë fuqishëm se këtë verë do ta transferojnë sulmuesin e Liverpoolit, senegalezin Sadio Mane.

“Bild” ka raportuar të premten se krerët e Bayernit tashmë kanë kontaktuar me Manen, i cili ka dhënë sinjale pozitive.

Thuhet se Mane është i vendosur të largohet nga Liverpooli dhe për këtë arsye nuk ka shprehur interesim për ta rinovuar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.

30-vjeçari po shihet si zëvendësim ideal për Robert Lewandowskin, i cili ka kërkuar largimin nga Bayerni.

Mane është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2016 dhe këtë edicion ka treguar një formë fantastike, duke shënuar 23 gola në 50 ndeshje në të gjitha garat.