Sport

Shqipëria publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Edoardo Reja të premten, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Reja në listën e tij për ndeshjet e muajit të ardhshëm ka ftuar 26 futbollistë. Në listën e tij nuk ka ndryshime, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve të përfshirë ishin edhe në grumbullimin e muajit mars dhe janë të gatshëm për sfidat e qershorit.

Janë rikthyer nga lëndimi Kastriot Dermaku e Nedim Bajrami. Shqipëria të premten pasdite e nis grumbullimin në Durrës kurse dy ndeshjet e para të muajit të ardhshëm, do t’i luajë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Po ashtu, Reja Më 6 qershor do të jetë mysafire e Islandës kurse katër ditë më vonë e pret në shtëpi Përfaqësuesen e Izraelit. S

Shqipëria do ta luajë edhe një ndeshje tjetër në stadiumin “Air Albania”, miqësoren me Estoninë që zhvillohet më 13 qershor.

Po ashtu, italiani Reja ka vendosur të ketë edhe një listë të pritej me nëntë lojtarë për shkak të orarit të ngjeshur të ndeshjeve.

Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.