Jaylen Brown ka shënuar 25 pikë në fitoren e Boston Celticsit.
Celticsi pati pjesë të parë të dobët, por u kthye në lojë dhe fitoi në udhëtim te Miami Heati. Tani është vetëm një fitore larg arritjes së finaleve të ligës NBA.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 42:37 në të mirë të Miamit, por Bostoni në fund fitoi 93:80.
Tani ka epërsinë 3:2 në finalet e Konferencës së Lindjes.
Jayson Tatum shtoi 22 pikë e 12 kërcime në fitoren e Celticsit. Kjo skuadër synon të arrijë në finalet e ligës NBA për herën e parë që prej vitit 2010.
Bostoni të premten do të jetë nikoqir i ndeshjes së gjashtë.