Sport

Rregulli i çuditshëm në Ligue 1: PSG-ja kampion i Francës, por jo edhe Kurzawa

Mbrojtësi i krahut të majtë, Layvin Kurzawa më në fund e ka mbyllur sezonin më të komplikuar në karrierën e tij si futbollist. Edhe pse është pjesë e Paris Saint-Germainit, ekip që u shpall kampion këtë edicion, një rregull i çuditshëm i Ligue 1 nuk lejon që edhe Kurzawa të stoliset me medaljen e kampionit. Në fakt, ai nuk llogaritet fare kampion.

I konsideruar si njëri prej mbrojtësve më të mirë në krahut në Francë para disa vjetësh, por këtë edicion, ai nuk ka bërë pjesë fare në planet e trajnerit të PSG-së, Mauricio Pochettino. Në fakt, Kurzawa në sezonin e fundit, nuk e pati asnjë paraqitje me fanellën e ekipit të tij dhe për këtë arsye nuk konsiderohet si kampion.

Rregullat e ligës franceze, janë të qarta: një futbollist duhet të ketë luajtur të paktën një minutë për t’u konsideruar fitues i titullit të kampionit në Ligue 1. Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në vitin 2024.