Sport

Aston Villa zyrtarizon mbrojtësin Diego Carlos

 

Skuadra e Aston Villas ka arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e mbrojtësit Diego Carlos. Lajmi është konfirmuar të enjten nga ekipi anglez në “Twitter”. Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë bërë publike, por sipas mediumeve angleze thuhet se Aston Villa do të paguajë rreth 40 milionë euro për Carlosin.

Ndërsa, Carlos brenda ditës do të udhëtojë drejt Anglisë për t’iu nënshtruar kontrollimeve mjekësore dhe finalizuar detajet e kontratës së tij. Ai pritet të firmos kontratë pesëvjeçare me Aston Villan. 29-vjeçari ishte pjesë e Sevillas prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Nantesi dhe kishte kontratë deri në vitin 2024.