Sport

Dajaku mbetet te Sunderlandi, Xhemajli largohet

Sulmuesi Leon Dajaku do të jetë pjesë e skuadrës së Sunderlandit edhe për sezonin 2022/23. Ishte ekipi anglez, i cili edicionin e ri do të bëjë gara në Championship, që në sajtin zyrtar e konfirmoi Dajakun në skuadër.

Dajaku para fillimit të sezonit të shkuar u huazua te Sunderlandi nga Union Berlini dhe ndihmoi ekipin anglez të ngjitet në kategorinë e dytë nga kategoria e tretë e futbollit të Anglisë. Në sezonin e tij të parë te Sunderlandi, Dajaku shënoi katër gola dhe pati po aq asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.

Për dallim prej Dajakut, Sunderlandi ka njoftuar se mbrojtësi Arbenit Xhemajli do të largohet nga ekipi muajin e ardhshëm kur edhe i skadon kontrata.