Sport

Bytyqi pritet të largohet nga Konyaspori

Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, pritet të largohet nga Konyaspori gjatë afatit kalimtar të verës, ka raportuar sajti turk “Merhabahaber” të enjten. Bëhet e ditur se krerët e klubit turk do të shqyrtojnë të gjitha ofertat për Bytyqin, për të cilin kanë shprehur interesim shumë skuadra pas paraqitjeve të mira që ka treguar përgjatë sezonit 2021/22. Te Konyaspori janë të gatshëm ta lirojnë Bytyqin nëse marrin një ofertë deri në pesë milionë euro.

Sulmuesi i krahut ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar në ekip sezonin që sapo përfundoi. Ai shënoi tetë gola dhe bëri shtatë asistime në 37 paraqitje në Superligën e Turqisë. 25-vjeçari ka kontratë me Konyasporin deri në vitin e ardhshëm, kurse ekipit nga Turqia iu bashkua vitin e shkuar nga Vikingu i Norvegjisë.

Ai karrierë ka bërë edhe te Salzburgu e Sandnesi. Bytyqi në fillim të vitit 2020 debutoi te Përfaqësuesja e Kosovës dhe deri më tani ka dhjetë paraqitje për “Dardanët”.