Sport

West Hami kërkon 170 milionë euro për Ricen

West Ham Unitedi po kërkon rreth 170 milionë euro për ta liruar Declan Ricen, ka raportuar “The Times” të enjten.

Chelsea është skuadra më e interesuar, por londinezët pretendojnë për ulje të çmimit. Futbollisti i Anglisë me West Hamin ka kontratë deri në verën e vitit 2024, ndërsa sezonin 2021/22 e mbylli me pesë gola të shënuar dhe katër asistime në 50 ndeshje të zhvilluara.

Rice ka qenë në të kaluarën te Chelsea, por në gjeneratat e reja derisa u zhvillua si lojtar te West Ham Unitedi.