Aurelio Tchouameni është bërë një nga talentet më të kërkuar në futbollin evropian. Shumë skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për futbollistin e Përfaqësueses së Francës. Për mesfushorin e Monacos së fundi interesim ka shprehur edhe Liverpooli, raporton “Caught Offside” të enjten.
22-vjeçari me klubin francez ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
Më herët, francezi ka luajtur edhe për Bordeauxin. Në 50 ndeshje në të gjitha garat e sezonit 2021/22, francezi për Monacon shënoi pesë gola dhe asistoi tri herë.