Sport

Atletico tregon për gjendjen e Torresit

E plotësuar - Atletico Madridi ka njoftuar se futbollisti Fernando Torres është më mirë pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen përballë Deportivo La Corunas në La Ligë.

Torres ishte përplasur rëndë me një futbollist të Deportivos dhe për disa çaste mbeti pa vetëdije në fushë.

“Faleminderit për përkrahjen që po tregoni për Torresin. Është i vetëdijshëm dhe në gjendje stabile. Do të kalojë natën në spital dhe nesër do të ketë teste të reja”, thuhet në njoftimin e fundit të klubit.


Ylli i Atletico Madridit, Fernando Torres, ka pësuar lëndim shumë të rëndë në përballje me Deportivo La Corunan në ndeshjen e së enjtes në La Liga.

Futbollisti mbeti pa ndjenja në fushë, ndërsa pas takimit klubi ka njoftuar se ai menjëherë është dërguar në spital për testime.

“Torres ka pësuar tronditje në tru. Ai është transferuar në spital për testime. Do të kalojë natën nën mbikëqyrje”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Koha.net.

Atletico në këtë ndeshje barazoi 1 me 1.