Sport

Nketiah nuk do të largohet nga Arsenali

Eddie Nketiah ka ndërruar mendje dhe do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me Arsenalin, raportoi “The Athetlic” të mërkurën.

22-vjeçarit i skadon kontratë këtë verë dhe kishte menduar largimin nga Arsenali.

Por tani ai ka vendosur të mbetet te skuadra nga Londra, me të cilën pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Sulmuesi anglez është zhvilluar tek Arsenali, ndërsa për një periudhë ishte huazuar te Leeds United.

Sezonin që përfundoi ditë më parë, Nketiah shënoi pesë gola dhe asistoi një herë në 21 ndeshje në Premier League.